Prokuroria thotë se Charlie Kirk u vra për shkak të pikëpamjeve

0%

Tyler Robinson, njeriu i akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk, e kishte marrë në shënjestër aktivistin e krahut të djathtë për shkak të bindjeve të tij politike, kanë thënë të martën prokurorët, duke përmendur kundërshtimin e Kirk-ut ndaj martesave të personave të të njëjtës gjini dhe të drejtave të personave transgjinorë.

Komentet në dokumentet gjyqësore përbëjnë deri tani shpjegimin më të detajuar të prokurorisë lidhur me motivin e dyshuar të sulmit të 10 shtatorit 2025, kur Kirk, një aleat i presidentit amerikan Donald Trump, u vra në një universitet në shtetin e Utah.

Prokurorët e Qarkut Utah kanë cituar një letër të paraqitur si provë nga një mik i Kirk, ku thuhej se qëllimi i aktivistit ishte të promovonte vlerat konservatore, përfshirë bindjen e tij se “eksperimentimi me identitetin seksual ose gjinor është mëkat” dhe se “heteroseksualiteti brenda kufijve të martesës është e vetmja formë e virtytshme e seksualitetit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokurorët kanë thënë se letra e David Engelhardt, anëtar i bordit të organizatës Turning Point USA të Kirk, tregonte se Kirk përfaqësonte “jo vetëm një lëvizje fetare, por edhe një lëvizje politike kundër martesave të personave të të njëjtës gjini dhe kundër pranimit e mbështetjes së transgjinorizmit, homoseksualitetit dhe eksperimentimit seksual.

Prokurorët pretenduan se “stili i jetesës” i Robinson ishte në kundërshtim me bindjet fetare dhe politike të Kirk dhe se 23-vjeçari e kishte marrë aktivistin në shënjestër për shkak të “shprehjes së tij politike”.

“Provat rrethanore që tregojnë se i pandehuri e kishte marrë në shënjestër zotin Kirk për shkak të bindjeve ose perceptimit të tij mbi bindjet politike të zotit Kirk janë dërrmuese”, kanë thënë prokurorët në argumentimin e tyre me shkrim, duke shpjeguar pse, sipas tyre, ka prova të mjaftueshme që Robinson të dalë në gjyq për vrasjen e Kirk-ut.

Ndërkohë, avokati i Robinsonit, Richard Novak, ka deklaruar në gjykatë më 9 korrik se letra e Engelhardt nuk ofronte asnjë provë që Robinson nuk pajtohej me bindjet politike ose fetare të Kirk dhe nuk ndihmonte aspak për të kuptuar gjendjen mendore të klientit të tij.

E prokurorët kanë thënë se Robinson ishte në një lidhje me shokun e tij të banesës, Lance Twiggs, në kohën kur ka ndodhur sulmi dhe se Tëiggs po shqyrtonte mundësinë e tranzicionit gjinor. Prokurorët paraqitën një sërë provash që, sipas tyre, tregojnë se Robinson e kishte marrë në shënjestër Kirk për shkak të bindjeve të tij politike.

Ata kanë përmendur gjithashtu mbishkrimet e gdhendura në fishekët e gjetur në armën e dyshuar të vrasjes, ku në njërin prej tyre shkruhej: “Hej fashist, kape këtë”. Mbrojtja ka afat deri më 18 gusht për të paraqitur argumentet me shkrim se përse, sipas saj, nuk ka prova të mjaftueshme që Robinson të dalë në gjyq. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com