KRU “Mitrovica” nis punimet në disa rrugë të Vushtrrisë, ndërprerje

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në qytetin e Vushtrrisë. Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në këto rrugë: Rr. “Ukshin Kovaçica”; Rr. “Faruk Beqiri”; Rr. “Hamdi Krasniqi”.

Ndërsa intervenime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në: Rr. “Skënderbeu” dhe Lumi Surdulli. KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se gjatë kohës së realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Pas rikthimit të furnizimit, kompania ka paralajmëruar se uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt, ndërsa konsumatorëve u rekomandohet që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta deri në kthjellimin e tij. KRU “Mitrovica” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre intervenimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi