Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktorja Dakota Johnson ka mahnitur fansat me transformimin e saj në ikonën, Marilyn Monroe, në pamjet e para të filmit të shkurtër “Flesh Impact”, me regji dhe skenar nga artistja Maggie Gyllenhaal, ka shkruar FoxNews .
Dakota Johnson si Marilyn Monroe Filmi 17-minutësh do të ketë premierën në Festivalin e Filmit në Venecia në muajin shtator dhe synon të sjellë këndvështrim të ri mbi ikonën e Hollywoodit, duke eksploruar gruan pas imazhit të saj legjendar. Regjisorja Gyllenhaal ka pranuar se fillimisht kishte dyshime për përzgjedhjen e Johnson në këtë rol.
“Në fillim mendova se Dakota nuk i ngjante mjaftueshëm Marilyn Monroes. Pastaj thashë me vete: ‘Kjo është absurde. Kujt i intereson?’ Në të vërtetë, askush nuk e di plotësisht si dukej Marilyn, sepse ajo është kthyer në një mit”, ka thënë regjisorja.
Në film, Dakota interpreton Monroen në moshën 36-vjeçare, në vitin e fundit të jetës së saj, ndërsa aktorja Ellen Burstyn luan versionin imagjinar më të moshuar të ikonës. Ellen Burstyn si Marilyn Monroe Sipas Gyllenhaal, “Flesh Impact” nuk është biografi klasike, por ndërthurje e realitetit dhe imagjinatës që trajton identitetin, trashëgiminë dhe jetën e Monroes si aktore.
Edhe Showbiz 22 tet 2025 Dakota Johnson: S’më intereson çfarë mendojnë njerëzit për fustanet e mia të tejdukshme “Gjithmonë kam qenë e magjepsur nga Marilyn Monroe. Me ‘Flesh Impact’ e paraqesim ikonën që të gjithë njohim përmes një këndvështrimi modern, duke rikthyer historinë e saj”, ka thënë ajo. Filmi është realizuar në kuadër të përkujtimit të 100-vjetorit të lindjes së Monroes.
