Ekskluzive | Këta janë vëllezërit që u ndaluan pas plagosjes me armë

0%

Dy vëllezër kanë përfunduar në ndalim nën dyshimin se janë përfshirë në incidentin me armë zjarri që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 28 korrikut në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ku mbeti i plagosur Kreshnik Maloku rreth 30-vjeç. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të ndaluarit janë Amar Xhemshiti rreth 37 vjeç dhe Amir Xhemshiti rreth 37-vjeç.

Sipas informacioneve, rasti është raportuar rreth orës , pasi Kreshnik Maloku ishte dërguar në QKUK me një plagë nga arma e zjarrit në këmbën e majtë. Fillimisht, i plagosuri ka deklaruar para hetuesve se ishte vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri.

Megjithatë, hetimet e zhvilluara nga Policia kanë nxjerrë dyshime se para plagosjes kishte ndodhur një përleshje fizike mes viktimës dhe dy vëllezërve të dyshuar. Sipas dyshimeve të para, gjatë kësaj përleshjeje, Kreshnik Maloku dyshohet se është qëlluar aksidentalisht nga arma që e kishte me vete.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për plagosjen me armë para Picerisë “Doro” në Prishtinë Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë sekuestruar tri gëzhoja, ndërsa arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur ende nuk është gjetur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit, Amar Xhemshiti dhe Amir Xhemshiti janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com