Dy persona janë arrestuar të mërkurën, më , nën dyshimin për përfshirjen në një rast të plagosjes që kishte ndodhur një ditë më parë në Prishtinë, më . Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas veprimeve intensive hetimore, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit kanë arritur t’i identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit për vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Të arrestuarit janë A. K., dhe A. Xh., të dy i përkasin moshës 36 vjeçare. Pas intervistimit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
