Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Teherani zyrtar ka hedhur poshtë propozimin e Omanit për një administrim të përbashkët rajonal të Ngushticës së Hormuzit, ka thënë të mërkurën për Reuters një zyrtar i lartë iranian, duke shuar shpresat për zgjidhje të ngërçit që ka bllokuar tregtinë në Gjirin Persik prej muajsh.
Omani kishte propozuar një marrëveshje të re rajonale me synimin për të zgjidhur konfliktin mbi këtë ngushticë strategjike, përmes së cilës kalonte rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë, përpara se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të sulmonin Iranin në shkurt.
Megjithatë, Teherani e ka refuzuar propozimin e Omanit për administrim të përbashkët rajonal të ngushticës, duke deklaruar se ai nuk kishte asnjë mundësi suksesi. “Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite po përpiqen ta ushtrojnë presion ndaj Omanit për të çuar përpara planet e tyre jorealiste lidhur me këtë ngushticë strategjike”, ka thënë zyrtari për Reuters.
Irani këmbëngul se e gjithë rruga hyrëse përmes ngushticës dhe një pjesë e rrugës dalëse duhet të jenë nën kontrollin iranian, ka shtuar ai.
Edhe Botë 6 pri 2026 Irani hedh poshtë propozimin për armëpushim 45-ditor Sipas zyrtarit, një marrëveshje për kontroll të përbashkët 50 me 50 me Omanin nuk do t’u shërbente interesave të Iranit, megjithëse Teherani e konsideron Omanin një fqinj të vlefshëm.
Ndërkohë, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) ka njoftuar të mërkurën se forcat e saj kanë goditur tri cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit dhe i kanë detyruar ato të ndalonin pasi, sipas saj, kishin shpërfillur paralajmërimet duke ndjekur një “rrugë të pasigurt dhe të paligjshme”.
Marina e IRGC-së ka thënë në një deklaratë se vazhdon të mbajë kontroll të plotë mbi këtë rrugë ujore strategjike dhe ka paralajmëruar se “ndërhyrja e paligjshme ushtarake e SHBA-së” dhe udhëzimet që u jepen anijeve në rajon nuk do të mbeten pa përgjigje. Çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 3 dollarë për fuçi të mërkurën, ndërsa sulmet u intensifikuan sërish.
Edhe Botë 25 mar 2026 Irani hedh poshtë planin 15-pikësh të Trumpit Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite ndërmorën sulme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani në Irak të mërkurën, duke deklaruar se ato ishin përgjegjëse për sulmet me dronë ndaj objekteve saudite të naftës. Kjo bëri që Irani të paralajmëronte se fajësimi i tij për këto sulme ishte një “llogaritje e gabuar e madhe”.
Sulmet amerikano-saudite në lindje të Irakut ndodhën vetëm disa orë pasi ushtria amerikane njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin penguar një sulm të befasishëm iranian ndaj trupave amerikane në rajon. IRGC-ja ka thënë të mërkurën se kishte lëshuar disa raketa balistike ndaj instalimeve ushtarake amerikane në Jordani.
