Katër gra akuzojnë Jared Leton për sjellje të papërshtatshme seksuale

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: BBC publikon dokumentar me dëshmitë e tyre Katër gra kanë akuzuar aktorin dhe këngëtarin Jared Leto për sjellje të pahijshme seksuale, duke pretenduar se incidentet kanë ndodhur kur ato ishin adoleshente. Akuzat janë pjesë e dokumentarit të BBC -së, “Jared Leto: Hollywood’s Dark Secret”.

Në total, 10 gra kanë folur për BBC-në, ndërsa nëntë prej tyre kanë rrëfyer historitë e tyre publikisht për herë të parë. Të gjitha pretendojnë se kanë pasur kontakte me Leton mes viteve 2002 dhe 2016, kur ai ishte në të 30-at dhe të 40-at. Njëra nga gratë pretendon se u sulmua seksualisht në një motel në Las Vegas kur ishte 17 vjeçe.

Një tjetër thotë se në moshën 19-vjeçare, Leto e ngujoi vetëm me të në një dhomë hoteli dhe e kërcënoi seksualisht. Një grua tjetër pretendon se pati marrëdhënie seksuale me aktorin në Kaliforni kur ishte 17 vjeçe, ndërsa një tjetër thotë se ai krijoi një marrëdhënie të papërshtatshme me të që në moshën 16-vjeçare, përmes telefonatave me përmbajtje seksuale dhe se më vonë iu kërkua të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti (NDA), të cilën e refuzoi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një nga gratë pretendon se Leto i kishte thënë: “Mosha është vetëm një numër, dhe gjithsesi jemi në Evropë”. Edhe Showbiz 24 pri 2026 Hidhet poshtë padia e Smokey Robinsonit kundër ish-punonjëseve që e akuzojnë për sulm seksual “Do të zgjohesh me një penis në prapanicë”, ka kujtuar një tjetër dëshmitare t’i ketë thënë ai.

Sipas dokumentarit, edhe dy ish-anëtarë të stafit të grupit “Thirty Seconds to Mars” kanë thënë se ishin ndier në siklet nga mënyra se si Leto ndërvepronte me vajza shumë më të reja, duke i ftuar shpesh në prapaskenë ose në shtëpinë ku incizohej muzika. “Të gjithë mendonim se diferenca në moshë ishte shumë e madhe”, ka thënë njëri prej tyre.

Përfaqësuesit e BBC-së kanë deklaruar se kanë verifikuar një pjesë të pretendimeve përmes mesazheve, fotografive dhe dëshmive të familjarëve e miqve të grave. Edhe Showbiz 25 shk 2026 Russell Brand deklarohet i pafajshëm për akuzat për përdhunim e sulm seksual Sipas BBC-së, Jared Leto nuk iu përgjigj kërkesave për koment mbi këto akuza.

Ndërkohë, vitin e kaluar ai kishte mohuar akuza të ngjashme të publikuara nga media amerikane Air Mail. Leto, fitues i çmimit “Oscar” për rolin në “Dallas Buyers Club” dhe frontmen i grupit” Thirty Seconds to Mars”, vazhdon karrierën e tij artistike, ndërsa dokumentari i BBC-së ka rikthyer në vëmendje pretendimet që kanë qarkulluar prej vitesh ndaj tij.

Burimi: Koha