13 të vdekur nga tërmeti në Japoni, vazhdojnë kërkimet për të

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Ekipet japoneze të shpëtimit po vazhdojnë edhe të mërkurën të kërkojnë për të mbijetuar të mundshëm pas një tërmeti me magnitudë 7.1 që goditi jugun e Japonisë të martën, duke lënë të vdekur të paktën 13 persona, duke lënë pa energji elektrike mijëra shtëpi dhe duke dëmtuar rrugët në të gjithë rajonin.

Tetë persona janë nxjerrë nga rrënojat e një qendre tregtare pjesërisht të shembur pranë qytetit të Kumamotos, e cila u godit nga një shpërthim i dyshuar rreth një orë pas tërmetit të së martës. Prej tyre, tre kanë humbur jetën. Operatori i qendrës tregtare “Aeon” ka thënë se katër punonjës të qendrës tregtare në Kumamoto mbeten ende të zhdukur pas verifikimit të rreth 2.700 punonjësve.

Klientët ishin evakuuar menjëherë pas tërmetit fillestar. “Edhe tani ka njerëz që presin të shpëtohen dhe kjo është një garë me kohën. Ne do të mobilizojmë të gjitha burimet e disponueshme në terren për të shpëtuar sa më shumë njerëz të jetë e mundur”, u ka thënë gazetarëve në Tokio kryeministrja, Sanae Takaichi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet po hetojnë mundësinë e një shpërthimi gazi në qendrën tregtare “Aeon”, kanë raportiar mediat. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se kishin ndjerë erë gazi brenda ndërtesës, por shkaku i incidentit mbetet ende nën hetim. Ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit, policia dhe rreth 170 ushtarë janë përqendruar në zonat e ndërtesës nga ku ishin marrë thirrje për ndihmë.

Më shumë se 4.500 ushtarë janë angazhuar për të ndihmuar në operacionet e rimëkëmbjes në të gjithë zonën e goditur nga tërmeti.

Edhe Botë 32 min. më parë Oficeri i policisë që sulmoi dhe përdhunoi gra për 14 vjet Shtatë persona rezultojnë gjithashtu të zhdukur pasi një oxhak u shemb në një fabrikë të Nippon Paper Industries, ndërsa katër të tjerë janë lënduar rëndë, ka thënë një zyrtar i qeverisë lokale.

Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 20 kilometra në jug të qytetit Kumamoto, qyteti më i madh në pjesën qendrore të ishullit Kyushu, me një popullsi prej rreth 700.000 banorësh.

Burimi: Koha