Kapiteni i Francës në pikëpyetje? Zidane zbulon planin për Mbappen

0%

Përzgjedhësi i ri i Francës, Zinedine Zidane, ka zbuluar se ende nuk ka zhvilluar bisedën e parë me Kylian Mbappen për rolin e kapitenit të kombëtares. Zidane u prezantua zyrtarisht të martën si përzgjedhësi i ri i “Les Bleus”, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare që e mban në krye të Francës deri në përfundim të Kupës së Botës 2030.

Kjo është detyra e parë e Zidane që nga largimi i dytë nga Real Madridi në vitin 2021, ku fitoi tre herë Ligën e Kampionëve dhe dy tituj të La Ligës. Legjenda franceze, kampion bote në vitin 1998 dhe fitues i Euro 2000 me Francën, do ta nisë aventurën e tij të re më 25 shtator, kur Franca përballet me Turqinë në Ligën e Kombeve.

Mbappe mbajti shiritin e kapitenit të Francës në Kupën e Botës 2026, por Zidane ka bërë të ditur se ende nuk kanë folur për këtë çështje. “Nuk kemi folur me Kylianin. Gjëja më e rëndësishme për të tani është të pushojë pas një sezoni të gjatë. Do të kemi mundësinë të diskutojmë për këtë dhe për gjithçka tjetër me të dhe lojtarët e tjerë në shtator”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbappe e ka përshëndetur emërimin e Zidane përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Mirë se erdhe në shtëpi”. Sulmuesi i Real Madridit pati një Botëror të jashtëzakonshëm, duke fituar Këpucën e Artë me 10 gola dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni me 22 gola./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi