A po e përfundon Neymar karrierën e tij?

0%

Eliminimi i hershëm i Brazilit nga Kupa e Botës 2026 ka rikthyer në qendër të vëmendjes të ardhmen e Neymarit, i cili pas humbjes ndaj Norvegjisë në fazën e 1/8 së finales la të kuptohet se kapitulli i tij me kombëtaren ka marrë fund.

Pavarësisht optimizmit që kishte sjellë trajneri Carlo Ancelotti, Brazili nuk arriti të realizojë ëndrrën për ta fituar titullin e gjashtë botëror, trofe që e pret që nga viti 2002. Neymar i jep lamtumirën kombëtares? Sipas gazetës spanjolle Marca, duke iu referuar raportimeve të portalit sportiv brazilian Bitbol, Neymar po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij.

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, ai u shfaq i përlotur dhe deklaratat e tij pas ndeshjes u interpretuan si një lamtumirë ndaj fanellës së Brazilit. “U përpoqa. Gjithçka filloi këtu dhe mbaron këtu. Ka marrë fund”, deklaroi Neymar, sipas Globo Esporte dhe UOL.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse ky vendim mbetet i pandryshuar, Neymar do ta mbyllë karrierën me Brazilin si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares, me 80 gola, duke kaluar legjendën Pelé. E ardhmja te Santos mbetet e paqartë Përveç largimit nga kombëtarja, pikëpyetje të mëdha ekzistojnë edhe për të ardhmen e tij në nivel klubi.

Kontrata e Neymarit me Santos skadon më , ndërsa mediat braziliane raportojnë se ai është “i lodhur nga futbolli” dhe po shqyrton seriozisht mundësinë e pensionimit.

Sipas raportimeve, braziliani po analizon tre skenarë: – të qëndrojë te Santos deri në përfundim të kontratës; – të ndërpresë kontratën dhe të transferohet në një kampionat me më pak presion; – t’i japë fund përfundimisht karrierës si futbollist.

Lëndimet dhe kritikat kanë lënë gjurmë Vitet e fundit Neymar është përballur me dëmtime të shumta që e kanë penguar të rikthehet në formën e tij më të mirë. Krahas problemeve fizike, ai ka qenë vazhdimisht objekt kritikash pas dështimeve të Brazilit, gjë që, sipas mediave braziliane, ka ndikuar edhe në gjendjen e tij psikologjike.

Vetë lojtari kishte pranuar disa muaj më parë, në një intervistë për Cazé TV, se vendimi për të ardhmen do të merrej vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës.

Presion edhe jashtë fushës, Santos pret vendimin final Raportimet e Marca shtojnë se brenda Santosit ekziston bindja se Neymar është i prirur të largohet nga futbolli, por po përballet me presion nga babai i tij, i cili dëshiron që ai të vazhdojë karrierën për shkak të angazhimeve me sponsorët.

Po ashtu, disa burime pranë klubit pretendojnë se marrëdhëniet e tij me shokët e skuadrës dhe drejtuesit nuk kanë qenë gjithmonë të lehta, ndërsa janë ngritur pikëpyetje edhe për rolin e tij si lider në dhomat e zhveshjes. Drejtuesit e Santos nuk kanë ndërmarrë ende asnjë hap, duke pritur që Neymar të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen.

Ndërkohë, tifozët shpresojnë që një nga ikonat më të mëdha të futbollit brazilian të vazhdojë të paktën deri në fund të kontratës, për ta ndihmuar klubin në garat vendase dhe ato kontinentale. Megjithatë, pavarësisht zgjedhjes që do të bëjë, vendimi i Neymarit pritet të shënojë fundin e një epoke për futbollin brazilian dhe atë botëror.

Burimi: Telegrafi