Vdekja e punëtorit nga rrëzimi i vinçit, Inspektorati i Punës thot se

0%

Subjekti ku u rrëzua vinçi e si pasojë humbi jetën një punëtor dhe u lëndua një tjetër ishte inspektuar më parë nga Inspektorati Qendror i Punës. Këtë e ka konfirmuar vetë Inspektorati, duke sqaruar se objekti nuk ishte inspektuar pasi “punimet ndodheshin në fazën fillestare të ndërtimit, përkatësisht në fazën e realizimit të themeleve”.

“Sa i përket shkakut të aksidentit, në këtë fazë është ende herët të nxirret një konstatim inspektues, pasi natyra dhe rrethanat e rastit kërkojnë hetime dhe ekspertiza të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, si dhe përgjegjësinë lidhur me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë”-thuhet në njoftim.

Inspektorati bëri të ditur se inspektorët e punës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar veprimet inspektuese në koordinim me institucionet kompetente. Sipas Inspektoratit, incidenti ka ndodhur gjatë montimit të një vinçi në vendpunishten e një subjekti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha për KALLXO.com se në Klinikën Emergjente janë sjellë dy persona dhe se njëri nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve. “Përkundër të gjitha masave të ndërmarra të RCP-së për rreth dy orë, për fat të keq nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve dhe ndërroi jetë”- deklaroi Syla.

Viktima, 26-vjeçar, ishte dërguar në Qendrën Emergjente së bashku me një të lënduar tjetër, 18-vjeçar, gjendja e të cilit raportohet të jetë e rëndë por stabile. “Ka lëndime të rënda, por gjendja e tij është stabile. Ai do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale”- theksoi Syla.

Burimi: Kallxo