Një 15-vjeçar ka qenë viktimë e një grabitjeje në orët e para të mëngjesit në fshatin Bellacerk të Rahovecit, ku një i ri dyshohet se e sulmoi fizikisht dhe ia mori me forcë paratë që kishte me vete. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Denis Shtavica rreth 21-vjeçar , ndërsa viktimë një i mitur 15-vjeçar.
Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur rreth orës , pranë Varrezave të Dëshmorëve në Bellacerk. Tre persona, të cilët ndodheshin me një veturë, kanë ndaluar të miturin dhe i kanë kërkuar para. Pasi ai ka refuzuar, Denis Shtavica dyshohet se ka përdorur forcë fizike dhe i ka grabitur 10 euro.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Rahovec dhe më pas është intervistuar në prani të përfaqësuesit ligjor. Pas veprimeve intensive hetimore, Policia arriti ta identifikojë dhe ta shoqërojë të dyshuarin rreth orës . Gjatë procedurave janë sekuestruar automjeti i dyshuar dhe 10 eurot e grabitura, të cilat dyshohet se i përkasin viktimës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Grabitje”, ndërsa Denis Shtavica është ndaluar për 48 orë. Hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rast janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
