Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Çfarë ndryshimi mund të sjellin vetëm disa muaj. Në fillim të këtij viti, Dubai po festonte një tjetër vit rekord për turizmin, me plot 19.59 milionë vizitorë ndërkombëtarë të regjistruar gjatë vitit 2025. Por numri i vizitorëve ka rënë ndjeshëm si pasojë e luftës së fundit mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Shkalla e dhomave të zëna të hoteleve ka rënë nga 80%, në një nivel të parashikuar prej vetëm 10% në muajt pas sulmeve me raketa ndaj emiratit. Tani autoritetet po shpenzojnë shumë para për ta kthyer sërish Dubain në destinacionin që më parë konsiderohej një strehë e sigurt në Lindjen e Mesme.
Një program i ri u ofron banorëve dhe qytetarëve të Emirateve të Bashkuara Arabe paketa shpërblimi me vlerë në rreth 816 dollarë, në këmbim të nominimit të të afërmve ose miqve për të vizituar Dubain.
I nisur në fillim të këtij muaji, programi “A Dubai Invite” u lejon personave mbi 18 vjeç që kanë një kartë identiteti të vlefshme të Emiratev, të rekomandojnë deri në tre mysafirë për qëndrime nga tani deri më 31 tetor, duke përfituar oferta për hotele dhe restorante.
Edhe Botë 9 qer 2026 Jeta e punëtorëve emigrantë në Dubai nën hijen e luftës Sipas informacionit të publikuar nga “Visit Dubai”, vizitorët e nominuar duhet të jenë persona që nuk banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, të kenë një vizë turistike të vlefshme dhe të mbërrijnë me ajër, det ose rrugë tokësore.
“Në një kohë kur lidhjet personale dhe besueshmëria kanë më shumë rëndësi se kurrë në vendimet për udhëtime, ‘A Dubai Invite’ i drejtohet drejtpërdrejt asaj që e bën këtë qytet vazhdimisht tërheqës: njerëzve që e quajnë shtëpi dhe e njohin më mirë se kushdo, si edhe familjeve dhe miqve që ata mirëpresin për ta përjetuar vetë Dubain”, ka thënë në një deklaratë Noor Al Geziry, zëvendëspresidente për Projekte të Veçanta në Departamentin e Ekonomisë dhe Turizmit të Dubait (DET).
“Mendoj se është një nismë shumë pozitive”, ka thënë për CNN ylli i YouTube-it, Lauren O’Connell, e cila u zhvendos nga SHBA-ja në Dubai në vitin 2009. “Kam ftuar disa anëtarë të familjes që prej vitesh flisnin për të vizituar Dubain. Kjo u jep njerëzve që e duan jetën në Dubai edhe një arsye shtesë për të bindur miqtë dhe familjarët të bëjnë udhëtimin”, ka thënë ajo.
Skema e re është përpjekja më e fundit e autoriteteve për të rikthyer turistët. Masa të tjera përfshijnë pezullimin e taksës së natës për hotelet e kategorive më të larta dhe heqjen e tarifës komunale prej 7% që aplikohej mbi faturat e hoteleve dhe restoranteve.
Dubai ka punuar intensivisht për të rindërtuar imazhin e tij turistik që kur Irani ka nisur sulme në mbarë Lindjen e Mesme në fillim të këtij viti, me raketa balistike dhe dronë që kishin në shënjestër edhe këtë destinacion.
Edhe Botë 15 pri 2026 Hoteli historik në Dubai do të mbyllet për rinovim, ishte dëmtuar nga dronët iranianë Megjithëse shumica e raketave janë penguar, sulmet kanë shkaktuar dëme në disa nga objektet më të njohura të Dubait, përfshirë resortin me pesë yje Fairmont The Palm dhe hotelin Jumeirah Burj Al Arab, i cili aktualisht është mbyllur për një program restaurimi që do të zgjasë 18 muaj Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, një nga qendrat më të rëndësishme të transportit ajror në botë, është detyruar të mbyllej përkohësisht në muajin mars, ndërsa disa kompani ajrore, përfshirë British Airways dhe Emirates, kanë pezulluar fluturimet drejt këtij destinacioni.
Dëmet strukturore në Dubai pa dyshim mund të riparohen dhe shumë linja ajrore vazhdojnë të operojnë, por mbetet për t’u parë nëse mund të rikuperohet dëmi që konflikti i ka shkaktuar reputacionit të emiratit. Paralajmërimet për udhëtime drejt Emirateve të Bashkuara Arabe mbeten ende në fuqi nga disa qeveri.
Edhe Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje udhëtarëve të rishqyrtojnë udhëtimin drejt këtij vendi. Edhe Botë 8 pri 2026 Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se kanë triumfuar në luftë “Mendoj se kjo ka krijuar më shumë hezitim sesa ka dëmtuar në mënyrë thelbësore besimin ndaj vetë Emirateve”, ka thënë për CNN muajin e kaluar Naim Maadad, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Gates Hospitality, grup që përfshin resorte dhe restorante si Six Senses Zighy Bay në Oman dhe Ultra Brasserie në Dubai.
“Publiku ndërkombëtar shpesh e sheh Lindjen e Mesme si një rajon të vetëm, pa bërë dallime mes vendeve, dhe ky perceptim ndikon natyrshëm në vendimet për udhëtime”, ka shtuar ai.
