Caktohet data se kur John Stones do t’i kryejë testet mjekësore tek

0%

Mbrojtësi i kombëtares së Anglisë, John Stones, pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Interi të enjten ose të premten e kësaj jave, pasi ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare me klubin italian, pas largimit nga Manchester City.

Stones është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Manchester City skadoi më 30 qershor, duke i dhënë fund një aventure dhjetëvjeçare me “Qytetarët”. Për mbrojtësin kishte interes edhe nga Juventusi, Arsenali dhe Chelsea, mes klubeve të tjera, por gjatë fundjavës ai arriti marrëveshje për kushtet personale me Interin.

Kontrata në “San Siro” do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028 dhe do t’i sigurojë 4 milionë euro neto në sezon.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas “Sport Mediaset”, Stones pritet të mbërrijë në Itali të enjten, më 30 korrik, ku më pas do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të firmosë zyrtarisht kontratën. 32-vjeçari ndodhet aktualisht me pushime, pasi ishte pjesë e kombëtares së Anglisë që arriti në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026.

Për këtë arsye, pritet që ai t’i bashkohet për herë të parë skuadrës së re vetëm pasi lojtarët e Interit të rikthehen në Itali nga kampi përgatitor parasezonal në Gjermani. Tek Interi e presin edhe disa fytyra të njohura, më së shumti ish-bashkëlojtari i tij te Manchester City, Manuel Akanji.

Burimi: Bota Sot