Arda Guler ishte arsyeja që pesë yje të Real Madridit nuk e donin më

0%

Gazetari investigativ francez Romain Molina ka bërë disa pretendime të forta për atmosferën në dhomat e zhveshjes së Real Madridit, duke përfshirë edhe marrëdhënien mes trajnerit Xabi Alonso dhe mesfushorit turk Arda Güler.

Sipas Molinës, pesë nga yjet e skuadrës – Federico Valverde, Jude Bellingham, Vinicius Junior, Rodrygo dhe Endrick – nuk kanë qenë dakord me vendimin e Alonsos për t’i besuar Gülerit një rol të rëndësishëm dhe minuta të shumta në formacion. Molina pretendon se statusi i reprezentuesit turk ka krijuar tensione brenda ekipit.

“Xabi Alonso e vlerësonte shumë Arda Gülerin dhe e aktivizonte rregullisht si titullar. Të gjithë donin që Arda të largohej nga skuadra, fjalë për fjalë të gjithë. Megjithatë, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit. Duke qenë një person shumë i qetë, kjo situatë nuk u bë publike”, ka deklaruar Molina.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Real Madridi apo nga lojtarët e përmendur. Për këtë arsye, këto pretendime mbeten të pakonfirmuara dhe duhet të trajtohen si spekulime, derisa të ketë një qëndrim zyrtar nga palët e përfshira. Arda Güler zhvilloi 51 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke realizuar gjashtë gola dhe 14 asistime.

Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg është rreth 90 milionë euro.

Burimi: Telegrafi