Policia kap arsenal armësh në veturën me targa serbe – shoqërohen 6

0%

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në rajonin e Prishtinës kundër trafikimit të armëve, ku janë shoqëruar në polici gjashtë persona të dyshuar, ndërsa janë konfiskuar armë zjarri, mijëra fishekë, para të gatshme dhe një automjet. Me vendim të prokurorit, tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksioni është zhvilluar nga njësitet e Departamentit për Kufi në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, bazuar në informata të brendshme që ishin trajtuar për një periudhë të gjatë, si dhe pas pranimit të një informacioni nga Dogana e Kosovës.

Sipas Policisë, Dogana kishte ndaluar një automjet me targa të Serbisë, në të cilin ishte gjetur municion i kalibrit 9 mm i fshehur në një bunker të improvizuar. Pas kësaj, njësitet policore kanë ndërmarrë veprime operative në rajonin e Prishtinës, ku janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si rezultat i operacionit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, janë identifikuar dhe shoqëruar për intervistim gjashtë persona të dyshuar. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 6 armë zjarri (katër të shkurta dhe dy të gjata), 8.919 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 shurdhues për armë, 3.470 euro, 1 automjet me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

Policia bëri të ditur se të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com