Egnatia eliminohet me dhimbje nga Liga e Kampionëve, fati i kthen

0%

Egnatia e ka mbyllur me zemër të thyer aventurën në Ligën e Kampionëve, pasi u eliminua në mënyrën më dramatike të mundshme – pas gjuajtjeve të penalltive.

Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një betejë të fortë dhe luftuan deri në fund për një kualifikim historik, por fati nuk ishte në anën e tyre në momentet vendimtare ndaj skuadrës sllovene Celje, ku luajnë dy lojtarët e Kosovës, Milot Avdyli e Veton Tusha. Gjithçka u vendos nga pika e bardhë, aty ku gabimet e Bitrit dhe Ndrecës rezultuan fatale për skuadrën rrogozhinase.

Pavarësisht eliminimit, Egnatia lë pas një paraqitje me shumë karakter, duke treguar shpirt gare dhe duke e mbajtur gjallë ëndrrën për të vazhduar më tej në garën më prestigjioze evropiane për klube. Tashmë kampionët shqiptarë do ta zhvendosin fokusin në garat e tjera evropiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Egnatia do të përballet me Shamrock Rovers në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, ndërsa në rast eliminimi do të ketë të siguruar një vend në play-off të Ligës së Konferencës. Rrugëtimi evropian nuk përfundon këtu për Egnatian, e cila pavarësisht zhgënjimit të madh largohet nga Liga e Kampionëve me kokën lart./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi