Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur të martën në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Takimi, i cili nisi rreth mesditës sipas kohës së Kosovës, po zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, pritet që ky takim të jetë dukshëm më miqësor se ai i vitit të kaluar, kur Trump e kishte kritikuar publikisht Zelenskyn, duke i thënë: “Ti nuk i ke letrat në dorë.” Gjatë javëve të fundit, administrata amerikane dhe figura me ndikim të krahut të djathtë kanë shfaqur një qasje më mbështetëse ndaj Ukrainës.
Po ashtu, Trump dhe Zelensky zhvilluan një takim miqësor edhe në samitin e NATO-s, të mbajtur në fillim të këtij muaji. Sipas raportimeve, administrata Trump aktualisht po ofron mbështetje më të madhe për Ukrainën se në çdo periudhë tjetër të mandatit të dytë të presidentit.
Pas takimit me Zelenskyn, Trump pritet të presë në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ndodhet gjithashtu për vizitë në Uashington. Mediat raportojnë se më pas, tre liderët do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të senatorit të ndjerë Lindsey Graham. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
