Propozimet për kryetar

0%

Në prezencë të të gjithëve Madje të babës dhe hallës Me kuorim të plotë në shtëpi U mbajtë mbledhja e rradhës Fjalën në fillim mori baba Unë këtu akoma kollitem Me propozimin që do e japi Në zgjedhje nuk do koritem Djali nga këndi i dhomës E merr fjalën me siklet Kandidati im i propozuar Nuk është dot pa anomitet Nusja qetë e merr fjalën Me propozime nuk jam e para Por propozimin e dhënë Do të bëhet interesante gara Nuk pajtohem assesi me juve Djalin e rroku shpejt sikleti Unë propozoj kësaj here Të jetë banor vetëm nga qyteti Me modesti dhe shumë qetë Ndoshta nuk jam i fundit Kësaj here do të propozoj Nje kandidat prej katundit Më në fund ngriti njërën dorë E mori fjalën edhe halla Propozimi im është decidiv Vetëm kandidat nga mëhalla Mbledhja dikur eskaloi Tavolina u godit me grusht U dëgjua madje një propozim Kjo pikë të shtyhet deri në gusht

Burimi: Bota Sot