Gjendja e stadiumit është e tmerrshme!

0%

Rayo Vallecano mund të detyrohet t’i zhvillojë ndeshjet e para të sezonit të ri jashtë stadiumit të tij, pasi “Estadio de Vallecas” është shpallur i papërshtatshëm për zhvillimin e ndeshjeve për shkak të problemeve të sigurisë.

Më pak se tri javë para nisjes së sezonit të ri në La Liga, autoritetet kompetente kanë konstatuar se stadiumi ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe punime rinovuese për të përmbushur standardet e kërkuara. Për shkak të këtyre punimeve, aktualisht nuk është e mundur të priten tifozët në tribunat e stadiumit, duke e vendosur klubin madrilen në një situatë të vështirë në prag të kampionatit.

Sipas raportimeve, autoritetet spanjolle janë duke shqyrtuar alternativa që Rayo Vallecano t’i zhvillojë ndeshjet si vendas në një stadium tjetër pranë Madridit, derisa të përfundojnë punimet në “Vallecas”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot