Ronaldo hyn në botën e aktrimit

0%

Cristiano Ronaldo pritet të nisë një tjetër kapitull në karrierën e tij, këtë herë larg fushës së blertë. Futbollisti portugez do të jetë pjesë e një seriali televiziv britanik me temë futbolli, ku do të angazhohet si aktor dhe drejtor ekzekutiv. Seriali, i titulluar “Dita e Parë”, do të rrëfejë historinë e një menaxheri futbolli.

Në kast do të jetë edhe ish-futbollisti francez Thierry Henry, së bashku me aktorë të njohur. Pasioni i Ronaldos për kinemanë është i njohur prej vitesh dhe ky projekt i jep mundësinë të provojë veten edhe në industrinë e filmit, pa u shkëputur nga futbolli.

Në të njëjtën kohë, 40-vjeçari do të vazhdojë karrierën me Al Nassr në Arabinë Saudite, ku synon të arrijë shifrën e 1000 golave zyrtarë. Ndërkohë, mbetet e paqartë se cili do të jetë hapi i radhës në rrugëtimin e tij me kombëtaren e Portugalisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot