Zyrtare: Gvardiol rinovon me Manchester Cityn

0%

Josko Gvardiol do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Cityt, pasi kampioni anglez ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së mbrojtësit kroat deri në verën e vitit 2031. 24-vjeçari, i cili iu bashkua Cityt në vitin 2023 nga RB Leipzig për rreth 90 milionë euro, kishte edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij, por klubi vendosi ta blindojë me një marrëveshje të re pesëvjeçare.

Pas firmosjes së kontratës, Gvardiol shprehu kënaqësinë për vazhdimin e aventurës në “Etihad”. A message from Josko 👋 pic.twitter.com/vyD7qrN1hV — Manchester City (@ManCity) July 28, 2026 “Sapo mësova se Man City dëshironte të ma rinovonte kontratën, e kuptova menjëherë se kjo ishte ajo që doja. Është klubi më i mirë në botë për të luajtur”, deklaroi kroati.

Ai vlerësoi gjithashtu cilësinë e skuadrës dhe ambiciet për vitet e ardhshme. Josko is here to stay! 🩵✍️ pic.twitter.com/2kkx9JEXgy — Manchester City (@ManCity) July 28, 2026 “Lojtarët që janë këtu janë të jashtëzakonshëm. Kemi një ekip të ri, me shumë cilësi dhe potencial. Besoj se do të arrijmë suksese të mëdha në vitet që vijnë.”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Që nga transferimi i tij në Manchester, Gvardiol ka fituar pesë trofe, mes tyre Premier League dhe FA Cup, duke u shndërruar në një nga shtyllat e mbrojtjes së Cityt.

Edhe drejtori sportiv i klubit, Hugo Viana, e përshëndeti rinovimin e kontratës. 2️⃣0️⃣3️⃣1️⃣ pic.twitter.com/5sccJVzdM9 — Manchester City (@ManCity) July 28, 2026 “Josko është një futbollist tek i cili ky klub beson plotësisht. Pavarësisht moshës së re, ai tashmë është një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Manchester City është i përkushtuar të mbajë talentet e tij më të mira dhe jemi shumë të lumtur që ai ka firmosur një kontratë të re”, u shpreh Viana.

Burimi: Telegrafi