Bebe Rexha mahnit në “The Tonight Show”/ Performancë energjike me

0%

Bebe Rexha ka dhuruar një performancë mbresëlënëse në emisionin e njohur amerikan “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku prezantoi këngët e saj më të reja “New Religion” dhe “Sad Girls”. Këngëtarja shqiptaro-amerikane u ngjit në skenë e shoqëruar nga një grup balerinësh, duke sjellë një atmosferë të frymëzuar nga klubet e natës dhe një interpretim plot energji.

Rexha e nisi performancën me një pjesë të këngës “New Religion”, për të vazhduar më pas me “Sad Girls”, një nga projektet e saj më të fundit. Të dyja këngët janë pjesë e albumit “Dirty Blonde”, i cili shënon projektin e parë të artistes si këngëtare e pavarur.

“New Religion” u publikua në muajin mars dhe ishte kënga e parë e lançuar nga Bebe nën etiketën e saj muzikore, ndërsa “Sad Girls”, bashkëpunim me producentin dhe DJ-në e njohur David Guetta, u publikua në muajin maj. Duke folur për mesazhin e këngës “Sad Girls”, Bebe Rexha tha se ajo u dedikohet njerëzve që vazhdojnë përpara edhe në momentet më të vështira.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot