Konfirmohen disa raste me linë e deleve dhe dhive, AUV-ja u bën

0%

Shpërndaje në: Pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e deleve dhe dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti dhe rrezikut të përhapjes së mëtutjeshme të kësaj sëmundje, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve të deleve dhe dhive që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

AUV-ja ka njoftuar se bazuar në situatën e krijuar, të mos i lëvizin delet dhe dhitë nga ferma pa autorizimin e veterinerit zyrtar, të kufizojnë hyrjen e personave dhe automjeteve të paautorizuara në fermë, të shmangin kontaktin e kafshëve të tyre me tufat e fermave të tjera.

Të pastrojnë dhe të dezinfektojnë rregullisht objektet, pajisjet dhe mjetet e transportit, që çdo kafshë të sapoblerë të ta mbajnë të ndarë nga tufa për një periudhë vëzhgimi dhe të kontrollojnë çdo ditë gjendjen shëndetësore të kafshëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nëse vëreni shenja klinike si: temperaturë të lartë, puçrra ose plagë në lëkurë, gojë, hundë apo gjinj, rrjedhje nga sytë ose hunda ose mungesë oreksi, dobësi ose ngordhje, njoftoni menjëherë veterinerin privat ose inspektorët e AUV-ës. Mos tentoni t’i trajtoni ose t’i lëvizni kafshët e dyshuara”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Bashkëpunimi i fermerëve thuhet se është vendimtar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat në të gjithë vendin. “Lija e dhenve dhe lija e dhive nuk është sëmundje që transmetohet tek njerëzit, nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.

Është sëmundje e karakterit ekonomik e cila shkakton humbje për ekonominë e fermerëve dhe të shtetit”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Burimi: Koha