Dyshohet për varrezë masive në Zubin-Potok, gjenden mbetje mortore

0%

Shpërndaje në: Në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin-Potokut kanë nisur gërmimet në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë.

Në terren janë angazhuar ekipet e Policisë së Kosovës dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa në operacion po marrin pjesë edhe zyrtarë policorë të EULEX-it, të cilët po ofrojnë mbështetje të sigurisë gjatë zhvillimit të ekzaminimeve. Nën masa të rrepta sigurie, ekipi i antropologëve ka hyrë në lokacionin ku po kryhen gërmimet dhe ekzaminimet forenzike.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se në vendin e dyshuar janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje. Sipas të njëjtave burime, ekzistojnë dyshime se këto mbetje mund t’u përkasin pjesëtarëve të intelektualëve të Mitrovicës, të zhdukur më . Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën dy persona të dyshuar në lidhje me këtë rast./KosovaPress

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha