PSG po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e merkatos verore. Orët e fundit ka pasur zëra se skuadra kampione e Europës donte të blinte Rodrin si përgjigje ndaj Real Madrid për marrjen e Yan Diomande.
Kjo pistë është përgënjeshtruar nga drejtuesit e PSG-së, nga presidenti Nasser Al-Khelaifi te trajneri Luis Enrique, duke thënë se nuk është marrë asnjëherë në konsideratë firma me mesfushorin spanjoll të Manchester City. Në Paris hierarkia e mesfushës është e qartë: Vitinha vlerësohet si interpretuesi më i mirë i rolit të vet.
Pastaj janë edhe João Neves, Fabián Ruiz dhe i riu Warren Zaire-Emery. Ndryshon puna për sulmin, ku mes profileve të Luis Campos është edhe ai i Ferran Torres, lojtarit që vendosi finalen e Kupës së Botës me golin që i dha trofeun Spanjës. Barcola duket se ka refuzuar rinovimin e kontratës, duke përfunduar në antenat e Liverpool, që kërkon të zëvendësojë Mohamed Salah.
