BE-ja i mbledh “betë” Malit të Zi: Harrojeni bashkëpunimin nëse

0%

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Sattler, u ka bërë të qartë përfaqësuesve të shumicës parlamentare se Brukseli mund të ndërpresë bashkëpunimin me Podgoricën nëse vazhdon fushata për çnjohjen e Kosovës nga kuvendet komunale.

Pretendimi është bërë publik nga lideri i Partisë Demokratike Popullore (DNP), Milan Knezheviq, i cili tha se paralajmërimi erdhi pasi Kuvendi Komunal i Plevljes miratoi një vendim për çnjohjen e Kosovës.

Sipas Knezheviqit, Sattler ka mbledhur përfaqësuesit e shumicës parlamentare dhe u ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të vazhdojë të jetë partner i tyre nëse ndodh edhe një rast tjetër i tillë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pas çnjohjes së të ashtuquajturit shtet të Kosovës në Asamblenë Komunale të Plevljes, Johan Sattler e mblodhi shumicën parlamentare dhe i kërcënoi se nuk do të ishte më partneri i tyre nëse do të ndodhte një çnjohje tjetër”, tha Knezheviq në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ai shtoi se DNP-ja është e vetmja parti që, sipas tij, nuk ndjek udhëzimet e përfaqësuesit të BE-së, duke e kritikuar ashpër atë dhe duke e akuzuar për ndërhyrje në vendimmarrjen e Malit të Zi. Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi lidhur me pretendimet e Knezheviqit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com