Mickoski: Masat e Qeverisë japin rezultate, turizmi shënon rritje

0%

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se masat e Qeverisë japin rezultate, dhe se turizmi ka shënuar rritje prej 40% të turistëve të huaj. “Masat e Qeverisë dhe nisma qeveritare për tërheqjen e turistëve po japin rezultate. Kemi rritje të madhe të numrit të ardhjeve në aeroportet tona.

Këtë e konstaton edhe Banka Botërore në raportin ‘Tourism Watch’, në edicionin e fundit të publikuar në qershor të vitit 2026, në të cilin Maqedonia renditet si vendi i parë në Evropë për rritjen e përqindjes së ardhjes së turistëve, si dhe për rritjen e numrit të turistëve të huaj dhe netë qëndrimeve të tyre, gjë që për ne është vërtet mbresëlënëse.

Kjo rritje arrin në 40% krahasuar me vitin e kaluar. Dhe kjo për ne është një vlerësim i madh, veçanërisht duke pasur parasysh se turizmi kontribuon në Bruto Prodhimin e Brendshëm dhe unë pres që ky ndikim të reflektohet tashmë në Bruto Prodhimin e Brendshëm gjatë tremujorit të dytë të këtij viti”, tha Mickoski.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi