Po shkëlqen në Botëror

0%

Folarin Balogun është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos pas shpërthimit në Botërorin 2026 me SHBA-në dhe sezonit të shkëlqyer me Monacon, ku shënoi 19 gola. ​Atletico Madridi po monitoron me kujdes 24-vjeçarin, i cili pëlqehet shumë nga Diego Simeone për shkak të shpejtësisë dhe lëvizshmërisë së tij.

Klubi spanjoll është gati të ofrojë rreth 50 milionë euro, por operacioni mbetet i ndërlikuar. Monaco e ka lojtarin nën kontratë deri në vitin 2028 dhe çmimi i tij mund të rritet akoma më shumë nëse në garë futen edhe klubet e Premier Ligës.

Burimi: Bota Sot