200 euro gjobë për hedhje të mbeturinave në Prishtinë

0%

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej 200 euro ndaj një qytetari për hedhje të mbeturinave vëllimore në kundërshtim me rregulloret në fuqi. Sipas njoftimit, masa ndëshkuese është ndërmarrë në kuadër të inspektimeve të rregullta që po zhvillohen në territorin e kryeqytetit me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe rendit publik.

Nga Komuna e Prishtinës është bërë e ditur se inspektimet në terren po vazhdojnë çdo ditë dhe se çdo person që shkel rregullat për menaxhimin e mbeturinave do të përballet me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi. Njoftimi: Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro ndaj një qytetari për hedhje të mbeturinave vëllimore në kundërshtim me rregulloret në fuqi.

Inspektimet në terren po vazhdojnë çdo ditë dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese. Ta mbajmë Kryeqytetin të pastër, përgjegjësia është e përbashkët

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot