“E paprecedentë”/ Dënimi me 60 ditë i Agron Shehajt, Manja reagon pas

0%

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh këtë të martë për të shqyrtuar kërkesën e 13 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj, pas incidentit të ndodhur me dokumentin konfidencial në ambientet e Kuvendit.

Në përfundim të mbledhjes, Sekretariati vendosi përjashtimin e Shehajt për 60 ditë nga punimet e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare, masë që do të hyjë në fuqi me nisjen e sesionit të ri parlamentar në vjeshtë. Pas mbledhjes, deputeti socialist Ulsi Manja deklaroi se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, duke kujtuar se edhe më parë ndaj Agron Shehajt janë marrë masa disiplinore.

“Rasti i deputetit Shehaj është i përsëritur. Sekretariati edhe herë të tjera ka marrë masa disiplinore ndaj tij. Ky është një rast i paprecedentë. Nuk më kujtohet që gjatë viteve të mia në Kuvend të jetë shkelur në këtë mënyrë respekti reciprok mes deputetëve dhe punonjësve të administratës së Kuvendit”, u shpreh Manja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Manjës, Agron Shehaj veproi në kundërshtim me këto rregulla duke e marrë dokumentin dhe duke e nxjerrë jashtë sallës së caktuar. “Pamë të gjithë publikisht se dokumenti u mor dhe u nxor jashtë sallës ku ishte përcaktuar të lexohej. Më pas ndodhën edhe pamjet e rënda ku një punonjëse e Kuvendit mbeti e lënduar.

I uroj shërim sa më të shpejtë dhe shpresoj që ky të mbetet rasti i parë dhe i fundit i një sjelljeje të tillë”, tha ai. I pyetur nga gazetarët për kërkesën e socialistëve për referimin e çështjes në SPAK, Manja sqaroi se në dijeninë e tij do të ketë një kallëzim në Prokurori.

“Elementët e veprës penale nuk janë nëse elementët e veprës penale nuk janë në tagrin e këtij sekretariati jeni pjesë e grupit parlamentar të socialiste dhe keni ata i takojnë hetimit.

Në dijeninë time do të ketë një referim të kallëzimit ndaj deputetit Agron Shehaj në organet e hetimit dhe të ndjekjes penale dhe të gjitha elementet e tjerë që kanë të bëjnë me shkeljen e ë konfidencialitetit, me nxjerrjen e dokumentit jashtë asaj salle ku u përcaktua publikisht nga kryetari i Kuvendit për t’u lexuar, por edhe me veprimet që pasuan pastaj nxjerrjen e këtij dokumenti i takon organit të hetimit që t’i zbardhe.

Sekretariati e konsideron të mbyllur punën me këtë masë disiplinore e cila duhet të theksohet që hy në fuqi dhe do t’i shtrijë efektet e veta me rifillimin e sesionit parlamentar të vjeshtës” , u shpreh Manja.

Burimi: Bota Sot