Incidenti në burg mund të ndikojë në të ardhmen e P. Diddy-t,

0%

Sean “P. Diddy” Combs mund të përballet me pasoja të reja pas një incidenti të raportuar brenda burgut federal Fort Dix në New Jersey, ku reperi po vuan dënimin e tij. Sipas raportimeve të mediave amerikane, Combs dyshohet se është përfshirë në një përleshje fizike me një të burgosur tjetër pas një debati verbal.

Për shkak të situatës, zyrtarët e burgut kanë ndërhyrë dhe më pas reperi është vendosur në izolim. Autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të plota për ngjarjen dhe ende nuk është konfirmuar nëse masa e izolimit është marrë si ndëshkim disiplinor apo si masë e përkohshme gjatë hetimeve të brendshme.

Mbrojtja e Combs ka pretenduar se ai ka vepruar në vetëmbrojtje, ndërsa çdo shkelje e rregullave të burgut mund të ndikojë në kërkesat e tij për lehtësime të mundshme të dënimit. Reperi aktualisht po vuan një dënim prej më shumë se katër vitesh burg, pasi u shpall fajtor për transportimin e personave për qëllime prostitucioni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda që lidhen me trafikimin seksual. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com