Dy persona të kërkuar me urdhërarreste të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë arrestuar gjatë së hënës në dy aksione të ndara policore dhe janë dërguar në vuajtje të dënimit me burg. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Perparim Rexhepin rreth 22-vjeç dhe Sulltan Kurtiqin rreth 32-vjeç.
Sipas informacioneve, arrestimi i parë është kryer rreth orës në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, ku njësia për realizimin e urdhëresave ka arrestuar Perparim Rexhepin, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë kishte lëshuar urdhër për vuajtjen e dënimit për veprën penale “Sulm”.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku do të vuajë 35 ditë burgim. Ndërkohë, rreth orës , në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, Policia arrestoi edhe Sulltan Kurtiqin, ndaj të cilit ishin lëshuar dy urdhërarreste nga e njëjta gjykatë për veprën penale “ Vjedhje ”.
Pas arrestimit, Kurtiqi është dërguar në Burgun e Hajvalisë, ku do të vuajë dënimin me burgim prej 6 muajsh e 5 ditësh. Të dy arrestimet janë realizuar nga njësitë policore për ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore, në zbatim të vendimeve të formës së prerë të gjykatës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!