Kori “Siparantum” dhe kori koral norvegjez “Defrost Youth Choir” do të mbajnë një koncert të përbashkët më në Pejë. Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media kori pejan “Siparantum” (Siparantum Choir).
Ky koncert, sipas korit “Siparantum” do të mbahet më , në ora , në Kishën Katolike “Shën Katerina” në Pejë, dhe është në vazhdën e misionit të këtij kori për të ndërtuar ura kulturore përmes muzikës. Mbrëmja, sipas njoftimit do të bashkojë dy tradita të ndryshme muzikore në një dialog artistik, ku estetika nordike do të takohet me identitetin muzikor shqiptar.
“Nën drejtimin e dirigjentit Thomas Caplin, ‘Defrost Youth Choir’ është shquar në skenën botërore për interpretimet e rafinuara, qasjen inovative ndaj muzikës korale dhe cilësinë artistike që e ka bërë një nga zërat më interesantë të brezit të ri në Norvegji”- thuhet në njoftim.
Në të njëjtën skenë, sipas njoftimit, Kori ‘Siparantum” (Siparantum Choir), i drejtuar nga Memli Kelmendi, do të prezantojë një program që pasqyron rrugëtimin e ansamblit në skenat ndërkombëtare, me vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe botërorë, duke vazhduar misionin e promovimit të kulturës muzikore të Kosovës përmes artit koral.
“Koncerti ‘Northern Echoes’ është një takim kulturash, përvojash dhe vizionesh artistike, që dëshmon fuqinë e muzikës për të tejkaluar kufijtë dhe për të krijuar hapësira të reja dialogu ndërmjet popujve”- thuhet në njoftimin e Korit “Siparantum”. Sipas njoftimit, hyrja në koncert është falas.
