Kapet me tri qese marihuanë në Gjakovë – në pranga 18-vjeçari

0%

Një i ri ka rënë në prangat e Policisë në Gjakovë, pasi gjatë një kontrolli iu gjetën disa doza të substancës së dyshuar narkotike. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për A.LL. (18-vjeçari).

Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur më 27 korrik, rreth orës , në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku njësitë policore kanë ndaluar për kontroll një automjet Opel Zafira, në të cilin i dyshuari ndodhej si pasagjer.

Gjatë kontrollit për siguri, Policia ka gjetur në posedim të tij tri qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej rreth 4.52 gramësh. Substanca është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë për procedimin e mëtejmë të rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për të Mitur, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com