Ekskluzive | Ikja nga drejtësia i merr fund – arrestohet i dënuari

0%

Një person i dënuar me burgim është arrestuar mëngjesin e 27 korrikut, pas realizimit të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Daim Reshat Bunjakun 44 vjeç..

Sipas informacioneve, arrestimi është kryer rreth orës në Banesat Kolektive në fshatin Plemetin të Obiliqit, nga njësia për realizimin e urdhëresave, e asistuar nga njësitë policore të sektorit.

Burimet e Sinjalit mësojnë se ndaj Daim Bunjakut ishte lëshuar urdhër për ekzekutimin e dënimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë, pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Kanosje”. Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin me burgim prej gjashtë muajsh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti ka të bëjë me realizimin e urdhëresës gjyqësore, ndërsa arrestimi u ekzekutua më . Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com