Shpërndaje në: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në pesë vitet si kryetar i partisë, më 30 korrik do të jetë Kuvendi i katërt. Abdixhiku ka thënë se këtë Kuvend të jashtëzakonshëm e ka konsideruar të panevojshëm, të pakohë dhe të pavend. Ai po ashtu ka thënë se ky Kuvend është edhe përçarës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku e ka thirrur për të enjten, 30 korrik, Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë. Rreth 150 delegatët e Kuvendit të LDK-së kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë me qëllim shkarkimin e kryetarit Abdixhiku.
Kërkesa për votëbesim ndaj Abdixhikut, është iniciuar pas pakënaqësive të shfaqura brenda partisë lidhur me rezultatin në zgjedhjet e 7 qershorit. LDK-ja ka dalë parti e tretë me më pak se 17 për qind të votave, që ia kanë siguruar 18 ulëse në Kuvend. “E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë, të pavend.
Si proces të njëanshëm e konsideroj të dëmshëm; e konsideroj dhe përçarës. Jo për fatin tim individual, por për plagët që veçse ia ka lënë LDK-së. As nuk ka qenë koha; as vendi; edhe më pak mënyra. Por zgjodhën një rrugë tjetër. Dhe demokracia këtë ka. Si të tillë, më duhet ta pranoj. Edhe kur nuk më duket e drejtë. Unë e respektoj demokracinë; sepse e besoj. Prandaj ballafaqohem.
Pres të sillen njëjtë edhe të tjerët pas të enjtes kur LDK flet përsëri”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. Edhe Arbëri 2 o. më parë Bajrami: LDK-ja duhet të ndryshojë që të ringrihet Ai ka thënë se më 30 korrik do të përcaktohet rruga e LDK-së e ka thënë pas kësaj do të përcaktohet Republika. “Unë do të hyj në këtë Kuvend me bindje, me qetësi dhe me besim të plotë tek njerëzit tanë.
Dhe në këtë rrugëtim, do të qëndrojë. Sepse përveç bindjes s’kam asgjë tjetër. Dhe nga këto bindje, del dhe thirrja ime, për delegatët e Lidhjes. Qëndroni! Qëndroni, sepse, ndonëse ky nuk është Kuvendi që kam kërkuar, ai mund të bëhet Kuvendi që i jep LDK-së atë që i ka munguar më së shumti, qartësinë. Qartësinë se kjo shtëpi e madhe e demokracisë është veç e anëtarësisë!
Të enjten, më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në. Pas saj, le të përcaktojmë Republikën”, ka shkruar Abdixhiku.
