Abdixhiku thekson se Kosova ka nevojë për institucione funksionale sa

0%

Në ditën kur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, deklaroi se sipas përshtypjes së tyre, LDK-ja ka vullnetin më të madh për arritjen e një marrëveshjeve që do të përfshinte edhe çështjen e Presidentit, si dhe në ditën kur u caktua Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, deklaroi se ekziston domosdoshmëria e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe domosdoshmërinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ritheksova qëndrimin e LDK-së se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe përgjegjësi shtetërore, në shërbim të qytetarëve”- ka thënë ai gjatë takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, më .

LDK ka njoftuar se Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mbahet të enjten, më , duke filluar nga ora . Kjo parti ka bërë të ditur se vendi i mbajtjes së Kuvendit dhe detajet e tjera organizative do t’u komunikohen delegatëve në përputhje me procedurat e përcaktuara në Statutin e partisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në komunikatë, LDK thekson se procesi do të zhvillohet në përputhje me Statutin e partisë, parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve të Kuvendit. Nënkryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca deklaroi sot më se është optimist për një marrëveshje të mundshme me LDK-në për çështjen e Presidentit.

Ai tha se sa i përket LDK-së, përshtypja e tyre është se për dallim nga herët e kaluara, kësaj radhe ka një vullnet më të madh për ta tejkaluar këtë moment në të cilin ndodhet Kosova. “Ka një gatishmëri më të lartë për bashkëpunim nga LDK-ja, e unë mendoj që opsionet që dalin në tavolinë për arritjen e një marrëveshjeje janë në përpjesëtim me vullnetin.

Sa më i madh vullneti politik, sa më shumë ke gatishmëri për të bashkëpunuar, edhe më shumë rritet numri i opsioneve për të gjetur zgjidhje për përgjegjësi të ndryshme se si do të ndahen ato.

Kurse, atë që e kemi parë, sidomos prej zgjedhjeve të dhjetorit, ka pas qenë një bllokadë totale”- u përgjigj Konjufca për Kallxo.com në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Francës të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad. “Kjo na ka bërë më optimist se një zgjidhje mund të gjendet së shpejti”- tha ai.

Ai u shpreh se opsionet që dalin në tavolinë për marrëveshje, janë në përpjestim me vullnetin e qytetarëve, dhe se, sa më shumë ka gatishmëri për bashkëpunim rriten edhe opsionet për zgjidhje. “Qëllimi pas dhjetorit ka qenë që gjithqysh me shku në zgjedhje. Partitë opozitare nuk shikonin gjë tjetër… Tash mbetet të shihet, zhvillimet e brendshme në LDK.

LDK e ka krejt autonominë e vet për me vendos për gjërat e saj të brendshme. Nuk jemi këtu as për t’i komentuar ato, as për të këshilluar gjë, sepse LDK është parti që ekziston moti në Kosovë dhe besoj që dinë me i rregullu punët e veta”- tha ai.

Në selinë e LDK-së janë deponuar 148 nënshkrime të delegatëve të LDK-së për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe shkarkimin e Abdixhikut nga pozita e kryetarit të partisë. Vetë Abdixhiku kishte deklaruar se pas verifikimit të plotë të nënshkrimeve pa asnjë vonesë do të caktohet data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit.

Sipas Statutit të LDK-së , Kuvendi thirret edhe atëherë kur këtë e kërkon 1/3 (një e treta) e delegatëve që e përbëjnë Kuvendin. Kuvendi, sipas Statutit, parashihet të mbahet në afatin prej 60 ditësh nga dita kur është shtruar kërkesa me shkrim.

Mbledhja e nënshkrimeve për të thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm erdhi pasi që disa degë të LDK-së si Peja, Lipjani, Rahoveci, Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë, ajo e Deçanit, e Austrisë kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit zgjedhor në qershor. Pasi që Abdixhiku refuzoi të dorëhiqej, filloi mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e tij.

LDK në zgjedhjet e 7 qershorit ka fituar 18 ulëse në Kuvend pasi u rendit si subjekti i tretë në zgjedhje me 16.69% të votave.

Burimi: Kallxo