Si i ri, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zbatoi një politikë kriminale në Sarajevë – me pasoja që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Kështu nis artikulli i publikuar nga media gjermane FAZ , i cili rikthen në vëmendje të kaluarën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke u ndalur te pjesëmarrja e tij si vullnetar gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe deklaratat që ai vetë ka dhënë në vitet 1990.
Artikulli nis me historinë e Varrezave Hebraike të Sarajevës, një nga vendet simbolike të qytetit, ku gjatë rrethimit 1.425-ditor të Sarajevës ushtria serbe kishte vendosur pozicione snajperësh dhe artilerie. Gjatë kësaj periudhe u vranë më shumë se 11 mijë civilë, ndërsa varrezat u shndërruan në një nga pikat strategjike nga ku bombardoheshin lagjet e qytetit.
Sipas FAZ, vetë Vuçiq ka pranuar në intervista të viteve 1994 dhe 1997 se kishte shërbyer si vullnetar në Bosnje gjatë luftës. Në një intervistë për revistën serbe Duga, të botuar në gusht të vitit 1994, ai deklaronte: “Kur shpërtheu lufta në Bosnjë, shkova në Sarajevë dhe u ofrova vullnetar për të mbrojtur identitetin serb.”
Në të njëjtën intervistë, Vuçiq pohonte se kishte kaluar “disa kohë në Varrezat Hebraike” të Sarajevës, përpara se të shkonte në Pale, qendra politike dhe ushtarake e udhëheqjes serbe të Bosnjës gjatë luftës. Vuçiq shërbeu si vullnetar në forcat serbe dhe mbështeti publikisht politikën e Serbisë së Madhe është i dokumentuar në intervistat dhe botimet e kohës.
Një artikull në revistën “Zemuske Novine” të datës . Në të, Vuçiç mburret për pjesëmarrjen e tij si vullnetar lufte në rrethimin e Sarajevës në vitin 1992 ose 1993, përfshirë edhe në varrezat hebraike në Sarajevë.
Michael Martens Në një botim special të revistës Velika Srbija (“Serbia e Madhe”), organ i Partisë Radikale Serbe, të publikuar në vitin 1997, Vuçiq shkruante se kishte kaluar gjithsej tetë muaj në zonat e kontrolluara nga serbët në Bosnje, prej të cilëve dy muaj në vijën e frontit.
Artikulli rikujton gjithashtu se në atë kohë Vuçiq ishte një figurë në ngritje e Partisë Radikale Serbe të Vojislav Sheshelit, i dënuar më vonë për krime lufte nga Tribunali i Hagës.
Po ashtu përmenden edhe liderët serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.
Sipas analizës së FAZ, deklaratat e Vuçiqit të viteve ’90 tregojnë mbështetjen e tij të hapur për projektin e “Serbisë së Madhe”, përfshirë pretendimet territoriale ndaj Bosnjës dhe Kroacisë. Kopertina e revistës “Velika Srbija” (Serbia e Madhe) nga shtatori 1997. Në të, Vuçiç përshkruan se si mori pjesë si vullnetar në rrethimin e Sarajevës.
Michael Martens Artikulli përfundon duke vlerësuar se, ndonëse sot presidenti serb deklaron publikisht se respekton Marrëveshjen e Dejtonit dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës, retorika nacionaliste vazhdon të jetë e pranishme në diskursin politik dhe mediatik pranë pushtetit në Serbi.
Autori ngre pyetjen nëse ndryshimet në balancat gjeopolitike ndërkombëtare mund të inkurajojnë rikthimin e ambicieve të vjetra nacionaliste në rajon, duke rikujtuar deklaratat e Vuçiqit nga viti 1997 se Serbia duhet të presë momentin e duhur për të “rimarrë tokat e saj”./Telegrafi.
