Sulm me thikë në Paris, tre gra përfundojnë të plagosura rëndë –

0%

Tre gra janë plagosur pas një sulmi me thikë në kryeqytetin francez, ndërsa një person i dyshuar për ngjarjen është arrestuar nga autoritetet. Viktimat, të moshave 19, 24 dhe 36 vjeç, janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Sipas raportimeve, pavarësisht plagëve të marra, gjendja e tyre është stabilizuar dhe ato nuk ndodhen në rrezik për jetën.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes në zonën Porte de Clichy, në veriperëndim të Parisit. Dyshohet se sulmi është kryer me dy thika kuzhine. I dyshuari është ndaluar nga një zyrtar policor që ishte jashtë detyrës, veprim të cilin ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, e ka cilësuar si një ndërhyrje të guximshme.

Sipas mediave franceze, njëra nga gratë e plagosura mund të jetë shtatzënë. Ndërkohë, autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje për motivin e sulmit, duke bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe se nuk do të nxirren përfundime para përfundimit të tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com