Tom Holland la të kuptohej në një intervistë për Esquire se ai dhe Zendaya janë martuar, pas muajsh thashethemesh për martesën e tyre të fshehtë. Raundi i fundit i spekulimeve u nxit nga fotot e rreme të inteligjencës artificiale që qarkulluan në internet, të cilat pretendonin se tregonin dasmën e çiftit në liqenin Como në Itali. Holland tha se gjyshja e tij i pa fotot dhe mendoi se nuk ishte ftuar në ceremoni. Kur u pyet nëse duhej t’u dërgonte shpjegime të ngjashme anëtarëve të tjerë të familjes, aktori britanik u përgjigj shkurt: “Jo, sepse të gjithë ishin aty”. Edhe pse nuk donte të zbulonte detaje rreth jetës së tij private, Holland theksoi se sa shumë do të thotë Zendaya për të dhe e përshkroi atë si shoqen e tij më të mirë dhe personin me të cilin ndan momentet më të rëndësishme në jetën e tij. Çifti i aktorëve u takua gjatë xhirimeve të filmit Spider-Man: Homecoming dhe e konfirmuan lidhjen e tyre në vitin 2021. Që atëherë, ata janë përpjekur ta mbajnë jetën e tyre private larg syrit të publikut, prandaj thashethemet për një fejesë dhe një martesë të mundshme kanë ngjallur interes të madh midis fansave për vite me radhë. Spekulime të tjera dolën në fillim të këtij viti kur Zendaya u pa me një unazë në dorë, ndërsa stilistja e saj prej kohësh kishte lënë të kuptohej më parë se ceremonia ishte zhvilluar tashmë.
Tom Holland flet për herë të parë rreth thashethemeve se është martuar me Zendaya-n

Burimi:
Bota Sot