Prej kohësh, rruga që lidh zonën e Uglarit me Bresjen në Fushë Kosovë vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të shumë qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që e frekuentojnë çdo ditë këtë segment. Sipas banorëve, kjo rrugë, e dëmtuar dhe e lënë pa mirëmbajtje, po e vështirëson ndjeshëm qarkullimin dhe po rrezikon sigurinë e pjesëmarrësve në trafik. Çdo ditë, qindra qytetarë kalojnë përmes kësaj rruge të dëmtuar dhe me gropa të shumta në Uglar të Fushë Kosovës. Sipas qytetarëve, kjo rrugë është mjaft e rëndësishme, pasi lidh qytetin me zonën me vendbanimin në Bresje. Megjithatë, mungesa e mirëmbajtjes dhe mosrregullimi i saj thonë po e vështirësojnë qarkullimin, po rrit rrezikun në komunikacion si dhe po shkakton dëme të vazhdueshme në vetura. Megjithatë, nga Komuna e Fushë Kosovës njoftuan se kanë nënshkruar një memorandum me Ministrinë e Infrastrukturës dhe se janë në pritje të përfundimit të projektit, për të vazhduar më pas me inicimin e procedurave të prokurimit për rregullimin e rrugës.
