Klubi i futbollit Kosova Dusseldorf ka reaguar në lidhje me organizimin e Kupës së Kosovës për diasporën. “Njoftim dhe reagim publik lidhur me organizimin e Kupës së Kosovës për diasporën më 27– nga FFSHGJ-ja. Drejtuar: Kryesisë së FFSHGJ-së: Me këtë reagim dëshirojmë të shprehim shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë të thellë lidhur me mënyrën e organizimit të Kupës së Kosovës për Diasporën, si dhe me trajtimin që po i bëhet klubit tonë, FC Kosova Düsseldorf. Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur më , ne kemi paraqitur zyrtarisht dhe me kohë qëndrimin dhe vërejtjet tona lidhur me organizimin e këtij turneut. Kryetari i klubit tonë ka njoftuar gjithashtu se FC Kosova Düsseldorf organizon tradicionalisht turneun e saj më 28 qershor, fakt që ka qenë publik dhe i njohur përmes faqes zyrtare dhe rrjeteve sociale të klubit. Megjithatë, më u zyrtarizua mbajtja e Kupës së Kosovës për Diasporën pikërisht në datat 27–, pa u marrë parasysh shqetësimet dhe argumentet e paraqitura nga klubet pjesëmarrëse. Një shqetësim serioz mbetet caktimi i turneut në një periudhë kur shumica e klubeve kanë përfunduar sezonin garues dhe ndodhen në pushim veror. Për më tepër, afati për regjistrimin dhe transferimin e lojtarëve të rinj përfundon më 30 qershor, gjë që krijon paqartësi dhe pabarazi sportive për ekipet pjesëmarrëse. Në praktikën normale sportive, garat e kupës organizohen gjatë sezonit garues, kur ekipet janë aktive në kampionatet e tyre dhe kanë formacionet e konsoliduara. Nuk është logjike që një garë e tillë të zhvillohet pasi kampionatet kanë përfunduar dhe kur klubet ndodhen në periudhë tranzicioni. Për këtë arsye, ne kemi kërkuar që data e turnirit të rishqyrtohet dhe të shtyhet për një periudhë më të përshtatshme, duke filluar nga muaji gusht 2026. Muaji korrik për shumicën e klubeve shërben si fazë përgatitore për sezonin e ri, ndërsa organizimi i turnirit pas kësaj periudhe do të ishte më i drejtë dhe më profesional për të gjitha ekipet. Gjithashtu, kërkojmë sqarime të plota lidhur me kriteret e përzgjedhjes dhe pjesëmarrjes së klubeve në këtë garë, pasi ekziston bindja se jo vetëm FC Kosova Düsseldorf, por edhe klube të tjera, janë trajtuar në mënyrë të padrejtë. Në interes të transparencës, ligjshmërisë dhe funksionimit demokratik të organizatës, dëshirojmë të paraqesim edhe shqetësimet e mëposhtme: 1. Zgjedhjet nuk janë zhvilluar në përputhje me Statutin Ekzistojnë dyshime të arsyeshme se procesi zgjedhor nuk është zhvilluar në përputhje me dispozitat statutare, duke krijuar paqartësi dhe mungesë besimi te klubet anëtare. 2. Mungesë transparence për përbërjen e kryesisë Edhe një muaj pas zgjedhjeve, ende nuk është bërë publike përbërja e plotë e kryesisë me emra, mbiemra, funksionet përkatëse dhe klubet që përfaqësojnë. Pavarësisht kërkesave tona zyrtare, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. 3. Mungesa e regjistrimit zyrtar Sipas informacioneve që disponojmë, organet e reja drejtuese ende nuk janë regjistruar zyrtarisht në gjykatë sipas procedurave ligjore përkatëse të një shoqate të regjistruar (Verein). 4. Mungesë informimi për klubet anëtare. Jo të gjitha klubet që kanë marrë pjesë në kuvend janë informuar në mënyrë të barabartë dhe në kohë për garën e planifikuar më 27–28 qershor. 5. Përjashtimi i personave zyrtarë të Fc Kosovës nga grupi për komunikim me FFSHGJ ,që ju vet jeni themeltarë. Kjo është edhe një argument më shumë se ju vet themeloni organe e grupe dhe vet diferenconi shoqërinë në mërgatë. 6. Vendosja e organizimit të garës pa konsultim me klubet Është caktuar që gara të zhvillohet në Frankfurt pa u konsultuar paraprakisht klubet anëtare, duke anashkaluar parimin e vendimmarrjes së përbashkët. 7. Mungesë transparence për Komisionin e Garës Na është komunikuar se vendimi për organizimin e garës është marrë nga Komisioni i Garës. Megjithatë, në pyetjet tona se cilët janë anëtarët e këtij komisioni, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Emrat dhe përgjegjësitë e tyre mbeten të panjohura. 8. Përjashtimi i FC Kosova Düsseldorf Veprimet e fundit krijojnë bindjen se FC Kosova Düsseldorf është përjashtuar në mënyrë të qëllimshme nga proceset vendimmarrëse dhe aktivitetet kryesore të organizatës. Ky është një veprim i papranueshëm ndaj klubit më të suksesshëm në diasporë, fitues pesë herë i Kupës së Kosovës për Diasporën dhe fitues në tri nga katër edicionet e fundit. Në vend që të vlerësohet kontributi dhe suksesi sportiv, po vazhdojnë veprime që cenojnë dinjitetin e klubeve dhe në veçanti të FC Kosova Düsseldorf. 9. Injorimi i turneut tradicional të FC Kosova Düsseldorf Data 28 qershor ka qenë e njohur për kryesinë edhe para kuvendit, pasi FC Kosova Düsseldorf organizon tradicionalisht turneun e saj në këtë datë. Ky fakt është bërë publik zyrtarisht dhe është përmendur edhe gjatë kuvendit. Megjithatë, pavarësisht këtij fakti të njohur, është vendosur që gara të organizohet në të njëjtën datë, duke krijuar përshtypjen se interesat dhe aktivitetet e FC Kosova Düsseldorf janë shpërfillur qëllimisht. Përfundim: FC Kosova Düsseldorf kërkon vetëm respektimin e Statutit, transparencë në vendimmarrje, trajtim të barabartë për të gjitha klubet dhe komunikim të hapur institucional. Këto janë parime themelore për funksionimin e çdo organizate sportive serioze dhe për ruajtjen e besimit ndërmjet klubeve anëtare. Qëllimi ynë nuk është konflikti, por respektimi i parimeve të barazisë, transparencës dhe profesionalizmit në organizimin e garave sportive. Ne besojmë se çdo klub meriton trajtim të drejtë dhe se vendimet duhet të merren në interes të futbollit dhe të komunitetit sportiv në diasporë. Nëse këto shqetësime vazhdojnë të injorohen, ne do t’u drejtohemi institucioneve përkatëse, përfshirë: Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës; Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani; Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës; Federatën e Futbollit të Kosovës”, reagon Kryesia e FC Kosova Dusseldor.
