Artisti Robert Aliaj ishte sot i pranishëm në protestën e 17-të për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Teksa bërë deklarata të forta kundër Ramës, tha se PS po konvertohet në Parti e Punës. Aliaj u ka bërë thirrje përfaqësuesve të shtetit dhe ministrave të dalin dhe të mbrojnë jo vetëm detyrën që kanë marrë, por edhe dinjitetin personal. Robert Aliaj: Jam shumë i gëzuar që jam këtu sot krah studentëve. Është për mua dyfish kuptimplotë, sepse në vitin 2018 unë me Galën kemi qenë në protestën e studentëve dhe kemi luftuar e mbështetur me zemër. Ne nuk ia dolëm. Nuk ia dolëm me studentët, sepse na shkatërruan me të gjitha infiltrimet, me interesa e me probleme që po dalin edhe sot. Historia po përsëritet, por nuk duhet të përsëritet, duhet të mbarojë këtu. I bëj thirrje të gjitha institucioneve publike apo private, në veçanti atyre publike që kanë përgjegjësi për detyrën që kanë, që nga universitetet, akademia, të vijnë këtu dhe të shprehen, të gjitha me radhë. Një qeveri që nuk mbështet interesat e brezit tuaj është armiku juaj. Është shumë e vërtetë. Ne nuk mund të lejojmë arrogancën sikur ky vend i përket një padroni dhe të bëhet si thotë ai. Nuk mund të lejojmë një lider që flet në emër të përfaqësuesve të shtetit. Këtu nuk ka ministra, por një burrë që flet për të gjithë. Kjo nuk është demokraci. I bëj thirrje edhe përfaqësuesve të shtetit, njerëzve të zgjedhur nga ju, këtyre ministrave që nuk kanë, mos ta them, nuk kanë këllqe, nuk kanë bole, të dalin dhe të mbrojnë jo vetëm detyrën që kanë marrë, por edhe dinjitetin personal. Po të isha unë ministër, nuk do hante mut një kryeministër të fliste në vendin tim. Nuk do ndodhte kjo. Sepse ky është precedent shumë i keq për PS-në, që po konvertohet si Parti e Punës, duke adhuruar një lider që të injoron deri në atë pikë sa të mos të japë fjalën për detyrën që ke. Është detyrim sot të dalësh të flasësh. Këtë detyrim e ka edhe kryeministri: të mos flasë nëpër TikTok dhe të bullizojë njerëzit, të bëjë tipologjinë e protestuesve, sepse duke ofenduar një protestues, ai harron që është shqiptar, mund të ishte edhe ai një qytetar, por që është një milion herë më i keq…
“Ministrat s’kanë këllqe të flasin”, deklarata e fortë e Robert Aliajt në protestë: PS po konvertohet në Partinë e Punës!

Burimi:
Bota Sot