Pas rezultateve të shkëlqyeshme në kampionatin vendor, Kushtrim Bytyqi ka dëshmuar se është i gatshëm të sfidohet edhe në konkurrencë shumë të fortë në gara ndërkombëtare, Anëtari i AK Ferizajt, këtë fundjavë ishte pjesëmarrës në garën prestigjioze HILL CLIMB PEZINSKA BABA 2026 në Sllovaki.
Bytyqi me Renault Clion e tij u rendit i treti në Grupin 5, garë e vlefshme për Kampionatin e FIA CEZ. “Ishte një garë e fortë dhe përvojë e mirë për mua.
Pas rezultateve të mira në garat vendore, këtë javë e sfidova veten në arenën ndërkombëtare dhe jam i kënaqur me rezultatin e arritur, sidomos duke marrë parasysh faktin që nuk e njihja fare shtegun dhe nuk pata mundësi të ushtroj sado pak. Dua të falënderoj kryetarin e klubit, Sedat Rysha dhe vëllain Leutrim Bytyqi për mbështetjen e madhe që më kanë ofruar gjatë gjithë kohës.
Shpresoj që në të ardhmen të arrij rezultate edhe më të mira”, ka thënë Bytyqi pas garës.
