Rikthehet në skenë transferimi i ëndrrave – por fati i Fisnik

0%

Barcelona vazhdon ta ketë në listën e objektivave sulmuesin shqiptar të Hoffenheim, Fisnik Asllanin, në rast se Ferran Torres largohet nga klubi këtë verë. Sulmuesi i Hoffenheimit është shumë pranë transferimit te RB Leipzig, por ka kërkuar pak kohë shtesë me shpresën se do të marrë një ofertë nga Barcelona.

Klubi katalanas e sheh atë si një alternativë për repartin ofensiv dhe si një sulmues të dytë, profil që pëlqehet shumë nga drejtuesit sportivë. Klauzola e tij prej 29 milionë eurosh konsiderohet e përballueshme në situatën aktuale financiare të klubit, shkruan meduimi i njohur spanjoll Sport . Tashmë gjithçka varet nga Barcelona.

Asllani është i gatshëm të presë, por është i vetëdijshëm se nuk mund ta bëjë këtë pafundësisht. Profili që pëlqehet nga drejtuesit sportivë Barcelona e ndjek prej muajsh Fisnik Asllanin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në moshën 23-vjeçare, reprezentuesi i Kosovës i plotëson karakteristikat që kërkon trajneri Hansi Flick: presion të lartë ndaj kundërshtarit, forcë fizike – pasi është 1.91 metra i gjatë – dhe potencial të madh për t’u zhvilluar më tej.

Sezonin e kaluar në Bundesliga ai e përfundoi me 10 gola dhe 7 asistime, statistika që konfirmuan shpërthimin e tij si një prej sulmuesve më premtues të kampionatit gjerman. Një tjetër cilësi që vlerësohet shumë nga Flick është aftësia e Asllanit për të finalizuar me të dyja këmbët, si dhe loja e fortë në ajër, duke e bërë atë një kërcënim të vazhdueshëm në zonën kundërshtare.

Nga huazimet te zbulimi i Bundesligës Rritja e Asllanit nuk ka ardhur rastësisht, por është rezultat i një zhvillimi gradual. Ai u formua te BFC Dynamo dhe Union Berlin, ndërsa më pas vazhdoi zhvillimin te Hoffenheimi. Për të fituar përvojë, u huazua fillimisht te Austria Vienna dhe më pas te Elversberg, përpara se të rikthehej në Sinsheim dhe të fitonte vendin në ekipin e parë.

Me kontratë deri në vitin 2029, Asllani konsiderohet profili ideal i një lojtari të ri me hapësirë të madhe për përmirësim, pikërisht modeli që Barcelona kërkon për të forcuar skuadrën pa rrezikuar balancën financiare. Opsion në rast të largimit të Ferran Torresit Transferimi i Asllanit lidhet drejtpërdrejt me lëvizjet në repartin ofensiv të Barcelonës.

Prioriteti i klubit për pozitën e sulmuesit qendror mbetet Julián Álvarez , ndërsa Asllani shihet si një lojtar rotacioni, sidomos nëse Ferran Torres largohet. Megjithatë, brenda klubit nuk përjashtohet mundësia që ai të transferohet edhe nëse Ferran qëndron.

Çmimi relativisht i ulët e bën atë një mundësi tërheqëse në treg, sidomos në një kohë kur sulmuesit cilësorë kanë arritur vlera shumë të larta. Klauzola e lirimit prej 29 milionë eurosh nuk konsiderohet problem për Barcelonën.

Klubi mund ta realizojë këtë operacion edhe pa qenë i detyruar të shesë lojtarë paraprakisht, ndërsa ideja është të negociohet me Hoffenheimin për ta ulur edhe më tej shumën e transferimit. Për drejtuesit katalanas, bëhet fjalë për një investim të arsyeshëm për një sulmues të ri, me potencial të madh dhe kontratë afatgjatë.

Leipzigu pret, Asllani shikon nga Barcelona Edhe pse nuk ka një afat të caktuar për vendimin, në Gjermani dëshirojnë ta mbyllin sa më shpejt transferimin e Asllanit te Leipzigu. Klubi gjerman ka avancuar shumë në negociata, por sulmuesi vazhdon të presë një sinjal nga Barcelona. Dëshira e tij për të veshur fanellën blaugrana nuk është sekret.

Në dhjetor të vitit të kaluar ai u fotografua me legjendën e Barcelonës, Xavi Hernández, një tjetër tregues i simpatisë së tij për klubin katalanas. Megjithatë, mbetet për t’u parë edhe sa gjatë është i gatshëm të presë, përpara se presioni nga Leipzigu ta detyrojë të marrë një vendim përfundimtar.

Burimi: Telegrafi