Zjarri përfshin bregdetin e Pulias, mbi 400 turistë evakuohen me anije

0%

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën bregdetare të komunës Peschici, në rajonin e Pulias në jug të Italisë, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë për evakuimin e qindra turistëve. Rojet Bregdetare italiane kanë bërë të ditur se deri tani më shumë se 400 persona janë larguar nga zona e rrezikuar përmes detit, pasi kjo ishte rruga e vetme e sigurt për evakuim.

Operacioni i shpëtimit është ende në vazhdim, ndërsa autoritetet presin të largojnë edhe rreth 300 persona të tjerë nga zona e prekur. Në aksion janë angazhuar disa mjete të Rojes Bregdetare, të Rojes Doganore, si dhe dhjetëra varka private që po ndihmojnë në transportimin e turistëve dhe mbështetjen e operacioneve.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë forcat zjarrfikëse dhe avionët “Canadair” duke luftuar me flakët, ndërsa një re e madhe tymi është parë nga disa kilometra larg. Kryetari i komunës Peschici, Luigi d’Arenzo, ka deklaruar se situata aktualisht është nën kontroll dhe se po pritet edhe ndërhyrja e një avioni zjarrfikës nga Roma për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas autoriteteve, zjarri deri tani nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banesat, por për shkak të përmasave të tij dhe afërsisë me zonat turistike, operacionet e monitorimit dhe shuarjes do të vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com