Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar motin për pesë ditët e ardhshme, përkatësisht nga data 27 deri më . Të hënën, më , pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të zhvillohen lokalisht. Kjo, sipas IHMK-së, mund të sjellë mundësi për reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe mundësi edhe për breshër në vende të izoluara.
Temperaturat minimale pritet të jenë mes 13 e 15 gradë Celsius, kurse maksimalet mes 26 e 30 gradë Celsius. E marta pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara si dhe me intervale të gjata me diell. Reshje shiu mund të ketë në zona malore. Temperaturat minimale pritet të lëvizin mes 13 e 16 gradë Celsius kurse maksimalet mes 27 e 32 gradë Celsius.
Mot stabil e kryesisht me diell pritet gjatë së mërkurës. Temperaturat minimale priten mes 12 e 15 gradë, kurse ato maksimalet mes 27 e 33 gradë Celsius. Nxehtë e me diell pritet të jetë gjatë ditës së enjte. Temperaturat minimale në vend pritet që të shkojnë nga 12 deri në 15 gradë Celsius, kurse ato maksimalet nga 29 deri në 36 gradë Celsius.
Ngjashëm, edhe gjatë ditës së premte pritet të ketë diell dhe mot të nxehtë. Temperaturat minimale pritet të jenë mes 13 dhe 16 gradë Celsius, kurse ato maksimalet nga 30 deri në 38 gradë Celsius. IHMK rekomandon që gjatë ditës së enjte dhe asaj të premte, për shkak të temperaturave të larta, të shmanget ekspozimi në diell dhe të konsumohen mjaftueshëm lëngje.
Mbrojtja nga rrezatimi diellor, përdorimi i kremrave mbrojtës dhe shmangia nga ekspozimi në diell rekomandohet nga ora deri në ora . “Reshjet e mundshme në fillim të periudhës do të jenë të dobishme për kulturat bujqësore, por mund të jenë të shoqëruara me rrezik lokal nga breshëri dhe erërat e forta.”- thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Ujitja e bimëve rekomandohet gjatë orëve të freskëta të ditës, kryesisht herët në mëngjes.
