Shpërndaje në: Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë promovimit të oficerëve të rinj të Ushtrisë serbe u ka kërkuar atyre të jenë të gatshëm për mbrojtjen e siç ka thënë “tokës së shenjtë të Serbisë”, duke aluduar në Kosovën.
Bajrami në një postim në platformën “X” ka thënë se nuk mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ende pretendon territorin e palës tjetër. “Beogradi vazhdon ta mohojë realitetin ta mohojë të vërtetën dhe ta riciklojë guhën e viteve ’90. Nuk mund të ketë dialog të besueshëm ndërsa njëra palë ened pretendon territorin e palës tjetër dhe ëndërron për përsëritjen e spastrimit etnik.
Kosova nuk do ta negicojë ekzistencën e saj”, ka shkruar Bajrami. Bajrami ka shpërndarë një reagim të Demokratëve Evropianë ndaj deklarimeve të Vuçiqit dhe të ministres serbe Snezhana Paunoviq. Në reagimin e Demokratëve Evropianë thuhet se Vuçiq sërish deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, duke ringjallur retorikën që minon pajtimin dhe stabilitetin në rajon.
“Deklarata e tij vjen vetëm disa ditë pasi ministrja Sneazhana Paunoviq deklaroi se do ta kishte ‘spastruar etnikisht’ Kosovën në vitin 1998. Këto komente u dënuan gjerësisht në të gjithë Evropën, megjithatë nuk kanë pasuar pasoja politike. Lidershipi definohet jo vetëm nga qëndrimet që merr, por edhe nga retorika që toleron dhe legjitimon.
Ballkani Perëndimor ka nevojë për lidership të përgjegjshëm të përkushtuar ndaj dialogut, pajtimit dhe respektit për të drejtën ndërkombëtare. E ardhmja e tyre evropiane nuk mund të ndërtohet mbi narrativa nacionaliste, por mbi besimin e ndërsjellë, llogaridhënien dhe vlerat e përbashkëta demokratike”, thuhet në reagimin e “European Democrats”.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, gjatë ceremonisë së promovimit të oferëve të rinj të Ushtrisë serbe, tha sërish se “Kosova është pjesë e Serbisë”. “Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas drejtësisë së Zotit, dhe këtë duhet ta kujtojmë, dhe këtë shenjtëri duhet ta ruajmë”, ka thënë të shtunën Vuçiqi.
Kërcënimi i Vuçiqit nuk është përcjellë me reagime të ndërkombëtarëve. Por, ata kanë dënuar një deklaratë që dy javë më parë e ka dhënë ministrja serbe e Administrimit Publik dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, sipas së cilës, po të kishte qenë në vendin e Slobodan Millosheviqit në vitin 1998, “do ta spastronte etnikisht Kosovën”.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në një intervistë për KOHËN ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të sigurt, pavarësisht kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. “Çdo rritje e kapaciteteve ushtarake e shoqëruar me retorikë që cenon sovranitetin e Kosovës kërkon vëmendje serioze, por qytetarët duhet të ndihen të sigurt.
Ministria e Mbrojtjes po mbështet intensivisht zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes modernizimit të armatimit dhe pajisjeve, ngritjes së kapaciteteve operacionale, avancimit profesional të personelit, zhvillimit të industrisë së mbrojtjes dhe forcimit të ndërveprueshmërisë me aleatët”, ka thënë Maqedonci.
Belgrade continues to deny reality, negate truth and recycle the language of the 1990s. There can be no credible dialogue while one side still claims the other’s territory and daydreams of repeating ethnic cleansing. #Kosova will not negotiate its existence. — Agron Bajrami (@AgronBajrami) July 26, 2026
