Mesfushori brazilian Bruno Guimaraes është duke pritur të mësojë nëse do të transferohet te Arsenal, ndërsa bisedimet mes klubit londinez dhe Newcastle United vazhdojnë. Njëzet e tetë vjeçari është i interesuar t’i bashkohet Arsenal, por nuk ka ndërmend të ushtrojë presion mbi klubin e tij aktual për ta detyruar largimin. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.
Arsenal është duke punuar për strukturën dhe vlerën e ofertës, ndërsa Newcastle vazhdon të kërkojë rreth 100 milionë funte për kartonin e brazilianit. Newcastle pritet të udhëtojë drejt Spanjës për fazën përgatitore para sezonit të ri dhe Guimaraes do të preferonte që çështja e transferimit të zgjidhej para nisjes së ekipit, nëse arrihet përparim në negociata.
Megjithatë, ai nuk dëshiron të ndjekë shembullin e ish-bashkëlojtarit Alexander Isak, i cili sezonin e kaluar ushtroi presion për t’u transferuar te Liverpool. Guimaraes synon që çdo largim i mundshëm të realizohet në mënyrë profesionale dhe me mirëkuptim mes të gjitha palëve.
Interesimi i Arsenal e ka bërë brazilianin të mendojë seriozisht për një hap të ri në karrierë, por klubi londinez nuk pritet ta arrijë lehtësisht shumën që kërkon Newcastle. Përveç Guimaraes, Arsenal vazhdon të jetë aktiv në tregun e transferimeve.
Klubi anglez po lidhet edhe me emra si Vinicius Junior, Bradley Barcola dhe Julian Alvarez, teksa synon ta forcojë skuadrën para fillimit të sezonit të ri.
